Trendy

Vetëm dje në Gostivar policia konfiskoi pesë automjete

Para 1 orë

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua aksion kontrollues i Njësitit Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar, me çrast janë shqiptuar 59 sanksione dhe janë konfiskuar pesë automjete

“Dje (04.03.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 13:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në territorin e SPB Tetovë – NJPB Gostivar, me qëllim sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.

Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 59 masa për kundërvajtje në komunikacion. Ndër to, gjashtë masa për skadimin e vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, gjashtë masa për transportin e udhëtarëve mbi numrin e lejuar në autobusë, në minibusë dhe në taksi që ushtrojnë transportin publik të udhëtarëve, një për moskryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm teknik të autobusit, nëntë masa për automjete që ushtrojnë transport publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, 10 masa për automjete transportuese lidhur me mbingarkesën e barrës, transportin e jashtëzakonshëm dhe mospërdorimin e mbulesës (ceradës), gjashtë masa për mungesën e pajisjeve të detyrueshme në automjet dhe gjashtë masa për kundërvajtje të tjera. Janë paraqitur edhe 15 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe personave përgjegjës.

Një person është privuar nga liria për kryerje të veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht pa patentë shoferi, ndërsa janë konfiskuar pesë automjete për shkak të skadimit të afatit të lejes së qarkullimit më tepër se gjashtë muaj.

Për të gjithë kryerësit janë përgatitur parashtresa përkatëse. Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë në mënyrë konsekuente rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MBP-së.

 

Trending