Trendy

Vetëm sot në Tetovë: Dhunë familjare, kërcënime, vdekje tragjike dhe rrugët e errëta të shoqërisë sonë

Para 4 muaj

Nga Omer Dauti

Vetëm sot: vëllai rreh vëllain, vëllau sulmon motrat e tij, një tjetër kërcënon të marrë fëmijën për borxh, një jetë shuhet në mënyrë tragjike, aksidente të rënda, droga, prostitucion, dhimbje… Ky nuk është vetëm lajmi i ditës — kjo është drama jonë si shoqëri!
Kur zemrat zbrazën nga frika e Allahut, kur e ndaluara bëhet lojë, kur harrojmë të drejtën dhe të mirën — atëherë e keqja bëhet ligj i rrugëve tona.
“Kur njerëzit shohin të keqen dhe nuk e ndalojnë, rrezikojnë që Allahu t’i përfshijë të gjithë me dënim.” (Tirmidhiu)
O Zot, kthe zemrat tona tek Ti! Na shpëto nga ky shkatërrim i brendshëm. Na jep dashuri, mëshirë dhe siguri në shtëpitë tona.
#Tetova mund të ndryshojë vetëm kur secili prej nesh të fillojë të ndryshojë veten.

Trending