Trendy

Vetura përplaset me trenin në Fushë Kosovë

Para 2 javë

Treni ka goditur një veturë në fshatin Grabovc i Poshtëm të Fushë Kosovës, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media

Trending