Trendy

VIDEO/ Tmerrohen spektatorët në arenën e Lisbonës! Toreadori vritet nga demi afër 700 kilogramësh

Para 7 muaj

Ky është momenti tragjik kur një toreador 22-vjeçar portugez, Manuel Maria Trindade, humbi jetën gjatë performancës së tij të parë në arenën e demave ‘Campo Pequeno’ në Lisbonë. Sipas mediave, Trindade po përpiqej të provokonte një dem prej 695 kg, i cili reagoi furishëm dhe e hodhi tej me forcë të madhe.

Pamjet tregojnë sesi toreadori u ngrit në ajër dhe u përplas dhunshëm, duke tronditur publikun e pranishëm në arenën me mbi 6,000 vende. Edhe pse u ndërhy menjëherë nga kolegët dhe mjekët në vendngjarje, dëmtimet në kokë rezultuan fatale. I transportuar në spital në gjendje kritike, Trindade u vendos në koma, por ndërroi jetë një ditë më pas si pasojë e dëmtimeve të pakthyeshme në tru.

Ai ishte i njohur në komunitetin e toreadorëve, një stil unik portugez i ndeshjes me dema ku pjesëmarrësit përballen me kafshën pa armë apo mbrojtje. Tragjedia tronditi publikun dhe solli në vëmendje rreziqet ekstreme të këtij “sporti” tradicional.

VIDEO: https://www.dailymail.co.uk/news/article-15035003/Moment-Portuguese-bullfighter-killed-rammed-wall-695kg-beast.html?ico=embedded

Trending