Dymbëdhjetë ton çokollata u zhdukën në Evropë javën e kaluar pasi hajdutët rrëmbyen kamionin që i transportonte ato në Itali. Lajmin e njoftoi të shtunën gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé.
Kompania tha se kamioni që transportonte 413,793 çokollata të linjës së saj të re u nis nga Italia qendrore për t’u shpërndarë në të gjithë Evropën, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij përfundimtar në Poloni.
Automjeti dhe ngarkesa ende nuk janë gjetur. Në një deklaratë, KitKat tha se çokollatat e zhdukura mund të gjurmohen me një kod unik serie. Kushdo që skanon kodet e serisë së çokollatës së vjedhur do të marrë udhëzime se si të kontaktojë KitKat.
Marka paralajmëroi se vjedhja mund të çojë në mungesë të KitKat në raftet, duke pranuar se konsumatorët mund të kenë vështirësi në gjetjen e çokollatave në prag të Pashkëve.










