Trendy

Viktima në Bllagajë të Pejës është vëllai i Gjestit

Para 6 muaj

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bllagajë të komunës së Pejës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë, raporton GazetaDemos.

Burimet e GazetësDemos bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është vëllai i Gjestit, E.K.

Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.

Trending