Trendy

Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

Para 26 minuta

Një moment dramatik është regjistruar në ndeshjen mes Real Madridit dhe Villarrealit, ku Vinicius Junior kaloi nga festa në zhgënjim brenda pak çastesh.

Braziliani u inkuadrua nga stoli dhe arriti të shënonte gol, duke festuar së bashku me bashkëlojtarët e Real Madridit. Edhe Jose Mourinho vrapoi për ta përgëzuar.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua, ndërsa Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi kapi kundërshtarin e Villarrealit për flokësh.

Kështu, ajo që nisi si një moment feste për madrilenët, përfundoi me përjashtimin e sulmuesit brazilian.

Trending