Trendy

Vitin e ardhshëm do të hapen Muzeu i Parahistorisë dhe Muzeu i Periudhës Osmane në Kalanë e Shkupit

Para 2 orë

Vitin e ardhshëm do të vihen në funksion Muzeu i Parahistorisë dhe Muzeu i Periudhës Osmane në Kalanë e Shkupit. Në këta muze do të ekspozohen artefakte të zbuluara gjatë kërkimeve të mëdha arkeologjike në kala, të realizuara nga viti 2007 deri në vitin 2016. Ekspozitat do të konceptohen sipas parimeve bashkëkohore muzeologjike, duke përfshirë ndërveprimin, rrëfimin dhe qasjen multimediale.

Një komision i përbërë nga kuratorë tëmuzeut, kuratorë të Muzeut të Qytetit tëShkupit dhe punonjës të Drejtorisë përMbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (DMTK) ka punuar në rishikimin ematerialeve, me qëllim përzgjedhjen eartefakteve që do të ekspozohen në muze.

Drejtoresha e DMTK-së, Vesela Çestoeva,theksoi se gjatë kërkimeve të mëdhaarkeologjike në Kalanë e Shkupit janë zbuluarmë shumë se 5.000 artefakte.

“Fatkeqësisht, nga viti 2017 deri në vitin2024, këto artefakte u ruajtën në kushte nënstandardet e duhura, këtu në Kala. Me ardhjene qeverisë së re në vitin 2024, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, siinvestitore e këtyre dy objekteve, i paraqitiQeverisë një informacion dhe arriti të sigurojëmjete në vlerë prej tetë milionë denarësh. Uformua gjithashtu një grup pune, i cili përgatitinjë përllogaritje paraprake, mbi bazën e sëcilës u shpall tenderi për mirëmbajtjen,përshtatjen dhe sanimin e Muzeut tëParahistorisë dhe Muzeut të PeriudhësOsmane. Si kompani realizuese u përzgjodh‘Net Invest’ nga Tearca dhe, për më pak se njëvit, objektet tashmë janë përfunduar. Përshtatë vjet, ato ishin lënë në mëshirë tëkohës”, deklaroi Çestoeva.

Në fazën përfundimtare në Qeveri ështëmiratimi i vendimit për shpalljen e Kalasë së Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi tëveçantë, në nënkategorinë e rëndësisë sëmadhe. Me këtë vendim, kompetencat do tëndahen ndërmjet Muzeut Arkeologjik dheQytetit të Shkupit.

Muzeu Arkeologjik do të menaxhojë dyobjektet muzeale dhe do të kujdeset përrregullimin e ambienteve të brendshme, nëmënyrë që ato të bëhen pjesë e ofertës sëShkupit si Kryeqytet Evropian i Kulturës në vitin 2028.

“Me këtë, Drejtoria e përfundon punën nëKalanë e Shkupit dhe zhvendoset nëPlaoshnik, që edhe atje të mund t’i vëmë nëfunksion objektet që prej vitesh janë lënë nëmëshirë të kohës”, tha Çestoeva.

Drejtoresha e Muzeut Arkeologjik,Magdalena Manaskova, deklaroi seinstitucioni i saj do të vazhdojë punën aty ku epërfundon DMTK-ja. Ajo njoftoi se ekipi i tyredo të nisë të martën rregullimin e brendshëmtë muzeve, përkatësisht përgatitjet për hapjene tyre.

“Punimet ndërtimore kanë përfunduar dhe,me vendim të Qeverisë, Muzeu Arkeologjik ika marrë artefaktet e siguruara gjatëkërkimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit.Aktualisht po punojmë për konceptin e asaj qëdo të prezantohet në Muzeun e Parahistorisëdhe në Muzeun e Periudhës Osmane.

Autor i konceptit ideor të të dy muzeve ështëprofesori dhe doktori i shkencave DragiMitrevski, studiues shumëvjeçar dhe drejtuesi kërkimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit,ndërsa autor i dizajnit të ekspozitave ështëprofesori Jovan Ivanovski. Kemi krijuar edheidentitetin vizual të muzeve, autorja ideore etë cilit është profesoresha GordanaVrencovska”, deklaroi Manaskova.

Trending