Zgjidhja për problemet e transportuesve të RMV në zonën Shengen: viza afatgjatë
Zgjidhja për problemet e transportuesve të RMV në zonën Shengen pritet të jetë futja e vizave të punës afatgjatë, të cilat do të sigurojnë një qëndrim të rregulluar për të gjithë transportuesit që hyjnë në zonën Shengen, pavarësisht nëse bëhet fjalë për transport me kamionë apo autobusë. Këtë e deklaroi ditë më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Çfarë nënkuptojnë vizat afatgjatë dhe pse nevojiten ato
Sipas tij, Zvicra tashmë lëshon viza të tilla për transportuesit e RMV, ndërsa Kroacia është në fazën përfundimtare të procedurës ligjore për miratimin e amendamenteve përkatëse në Parlamentin Kroat.
“Po punojmë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrin, në mënyrë që edhe disa vende të tjera të futin viza të tilla për transportuesit e RMV, gjë që do të thoshte një zgjidhje e plotë e problemit”, tha Nikoloski.
Takime koordinuese me BE-në dhe hapat e ardhshëm
Takimet mbahen në nivel teknik çdo të enjte për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
“Pasi Komisioni Evropian njoftoi strategjinë e vizave për shkak të presionit tonë rajonal, ne kemi zhvilluar takime me ekspertë nga Maqedonia çdo të enjte. Ndryshe nga vendet fqinje, të cilat e përdorin këtë për paraqitje në media, ne kemi zgjedhur të punojmë në heshtje, sistematikisht dhe me argumente. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme. I bëj thirrje të gjithë të përqendrohemi në detyrimet tona, ndërsa ajo që do të bëjnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është çështje e tyre”, tha Nikoloski.
Sistemi i ri në BE hyn në fuqi në prill, por për transportuesit të MaqedonisW do të shtyhet deri në fund të shtatorit. Sipas ministrit, një zgjidhje e përhershme duhet të gjendet deri në atë datë.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi gjithashtu se problemi ka shumë të ngjarë të zgjidhet përmes vizave vjetore me hyrje dhe dalje të shumëfishta nga zona Shengen. Ai konfirmoi se po zhvillohen bisedime intensive dypalëshe me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë pjesë e zonës Shengen.
Transportuesit nga Maqedonia dhe rajoni kohët e fundit bllokuan pikat kufitare për shkak të sistemit të ri për hyrje dhe dalje nga Bashkimi Evropian.










