Trendy

Vjedhje në spital: Grabitet i sëmuri me kancer!

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 60-vjeçar i dyshuar për vjedhje, transmeton Portalb.mk.

Ai e kreu vjedhjen në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku shfrytëzoi pakujdesinë e një pacienti nga Velesi, futi dorën në xhep dhe i mori 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti vuri re pak më vonë se i ishin vjedhur paratë dhe e denoncoi në polici, autori i krimit u identifikua nga pamjet e kamerave të spitalit.

Duke marrë parasysh se autori i krimit kishte qenë i dënuar më parë, si dhe guximin me të cilin ai tani e kreu krimin në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë shpëtuese të jetës, prokurori publik i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake që të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin.

Gjykata penale pranoi masën e paraburgimit të kërkuar nga prokuroria.

Trending