Maqedoni

VLEN: Abetarja e unifikuar në duart e fëmijëve, BDI non grata shpif!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 30, 2024, 10:12

“Partia non grata BDI edhe pas gjashtë muajve të humbjes në zgjedhjet parlamentare, ajo assesi të mund të adaptohet me rolin e ri të qenurit në opozitë. Kjo parti ka ra në gjumë të thellë dhe flasin e reagojnë sikurse të përgjumur me shpifje e gënjeshtra të cilat lehtë janë të demantueshme. Pasi e humbën pushtetin tani po reflektojnë se e kanë humbur edhe kontrollin, nuk po dinë çfarë po bëjnë e as për çfarë po reagojnë. Po trillojnë tema, po sajojnë gënjeshtra, e pastaj po u besojnë gënjeshtrave të tyre”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

“Me gënjeshtra e humbën pushtetin prandaj është absurde si po tentojnë që përmes gënjeshtrave ta mbajnë atë grusht elektorati që u ka ngelur. Kur jemi te gënjeshtrat e tyre, e fundit është kjo lidhur me abetaren e unifikuar se kinse me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.

Rikujtojmë opinionin mbarë shqiptarë se ky Ligj ka ekzistuar më herët, ndërkaq ajo që është risi e që ka ndodhur për herë të parë në vendin është shpërndarja e Abetares së unifikuar te nxënësit në gjitha shkollat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur? Në kohën kur me vendin po qeverisin koalicioni më i madh shqiptarë, me dinjitet e profesionalizëm, VLEN.

Abetarja e unifikuar është një hap i rëndësishëm për të garantuar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre bazë, mësimin e gjuhës amtare në formë standarde. Është një mundësi për të krijuar një sistem arsimor më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë për të gjithë fëmijët shqiptarë në shkollat shqipe kudo që mësojnë, të mësojnë gjërat e njëjta edhe pse jetojnë në shtete të ndryshme”, vijon reagimi i VLEN-it.

“Abetarja e unifikuar mund të jetë një hap pozitiv në përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare, por sqarojmë që ajo kërkon një implementim të kujdesshëm dhe të drejtë, i cili nuk duhet të ndikohen nga agjenda politike të asnjë partie, përfshirë BDI-në non grata. Arsimimi duhet të mbetet një prioritet nacional, pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga politikat e ngushta partiake për interesa klanore.

Prioritet i lartë i koalicionit VLEN mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Nuk do të lejojmë që fëmijët të politizohen sikur në kohën e BDI-së non grata. Ata këtë vit shkollor e kanë filluar ndryshe me Abetaren e unifikuar në duar.

Ky është vetëm fillimi i ndryshimit, me VLEN-in edhe arsimi do të jetë më cilësor!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9796
Mickoski i gatshëm të flasë për çdo ide të pajtimit kombëtar
IMG_9780
Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, vret një ari dhe pozon me të, organizata “Anima Mundi” kërkon shkarkimin e tij
IMG_9791
Kamberi: Vuçiqi e di se çizmja serbe më nuk do të shkelë në Kosovë
IMG_9788
Arrestohen në Tetovë dy persona nga Gërçeci i Shkupit, ishin arratisur nga Burgu i Shkupit
IMG_9787
Prokuroria me detaje për fatkeqësinë në rreth rrotullimin e Shkupit në të cilin ndërroi jetë një grua
IMG_9782
Prolongohen dy fluturime në aeroportin e Shkupit