Trendy

VLEN: Ata që lanë borxhe milionëshe, sot shpikin borxhe imagjinare!

Para 2 javë

VLEN: Ata që lanë borxhe milionëshe, sot shpikin borxhe imagjinare

BDI edhe sot po dëshmon se ka zgjedhur rrugën e manipulimit dhe dezinformimit, në mungesë totale të argumenteve reale.

Pretendimi se Komuna e Çairit ka marrë borxh prej 2 milionë euro është i pavërtetë dhe tendencioz. E vërteta është krejt ndryshe: Komuna nuk ka marrë kredi, por vetëm ka kaluar një procedurë standarde në Këshillin Komunal për të fituar të drejtën e aplikimit.

Më tej, vlen të theksohet se marrja e kredive nga komunat ose institucionet nuk është asgjë e pazakontë dhe aspak tragjike. Realizimi i projekteve dhe funksionimi i shërbimeve për qytetarët janë gjithmonë prioritet, kështu që edhe nëse vendoset të merret kredi, kjo është pjesë e menaxhimit normal financiar dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Ironia më e madhe është që edhe vetë këshilltarët e BDI-së në seancë e kanë votuar këtë propozim, duke treguar se kur ndiqet puna nga afër, realiteti nuk mund të mohohet. Ndërsa sot, në konferencën për shtyp, BDI sillet si kundërshtar i vetëvetes, duke shpërndarë trillime që nuk përputhen me realitetin që ata vetë e kanë miratuar. Duket se vetëm ata nën kontroll të Bujar Osmanit merren me shpifje, ndërsa pjesa tjetër e strukturës e njeh punën konkrete dhe e vlerëson zhvillimin që po ndodh.

Në mungesë guximi për t’u përballur me të vërtetën, Bujar Osmani tenton të fshihet pas të rinjve për të shpërndarë shpifje, sepse e di se po t’i artikulonte vetë, do të përballej drejtpërdrejt me përgjegjësi ligjore për shpifje dhe gënjeshtra.

Faktet janë kokëforta:
• Komuna e Çairit renditet në mesin e 20 komunave me borxhin më të ulët në nivel shtetëror;
• Asnjëherë nuk ka pasur xhirollogari të bllokuar për shkak të borxheve;
• Aktualisht realizohen 22 projekte infrastrukturore, ndërsa mbi 10 të tjera janë në fazë fillestare – dëshmi e qartë e zhvillimit real.
Ironia më e madhe është se pikërisht BDI flet për borxhe, kur qytetarët e dinë se çka kanë trashëguar nga kjo strukturë politike:
• Në Haraçinë – mbi 1.5 milion euro borxhe;
• Në Saraj – mbi 4 milion euro borxhe.

BDI nuk ka kredibilitet moral të flasë për menaxhim financiar, sepse trashëgimia e saj është borxh, stagnim dhe keqpërdorim.

Qytetarët e Çairit nuk mashtrohen më. Koha e propagandës së BDI-së ka përfunduar.

Mos ua merr më mendja të dilni e të shpifni – faktet ju demantojnë çdo ditë.

Trending