Maqedoni

VLEN: BDI mbeti vetëm, madje edhe LSDM u pendua për ndryshimet në kodin penal!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 26, 2024, 09:07

Koalicioni VLEN përmes një kumtese për media njoftojnë opinionin se: “skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror. Garnitura e kaluar ndryshoi Kodin Penal për të ulur dhe vjetërsuar dënimet e ish-zyrtarëve, një akt që u prezantua nga BDI si një harmonizim me standardet evropiane.

“Skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror. Vërejtjet dhe mangësitë e evidentuara nga Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit pasqyrojnë qartë se si regjimi i kaluar ka ushtruar pushtetin me metoda të pandershme dhe të paligjshme.

Ndërhyrjet e BDI-së në sistemin gjyqësor kanë qenë të papranueshme. Kujtojmë presionet ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, vetëm sepse ajo refuzoi të falë dhe të rikthejë Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero. Këto veprime tronditën thellë opinionin publik. Po ashtu, garnitura e kaluar ndryshoi Kodin Penal për të ulur dhe vjetërsuar dënimet e ish-zyrtarëve, një akt që u prezantua nga BDI si një harmonizim me standardet evropiane. Ky ishte një tjetër përpjekje për të mashtruar qytetarët dhe për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të drejtësisë dhe transparencës. Kryetari i LSDM-së Venco Filipçe e pranoi gabimin, a do të bëjë të njëjtën gjë edhe Ali Ahmeti? Në kontrast të plotë, koalicioni VLEN është i përkushtuar për të ndjekur një rrugë të pastër dhe të ndershme. Ne mbështetemi në mbështetjen e qytetarëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Përmes zyrtarëve të zgjedhur pa njolla korruptive, ne dëshmojmë sjellje evropiane dhe transparencë në veprimet tona”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VLEN-i.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste