“Kur flasim për korrupsionin mendojmë për BDI-në non grata. Korrupsioni nuk është sëmundje por dukuri famëkeqe që vjen prezent në një shoqëri si pasojë e njerëzve të pa ngopur, keqpërdorues, e shkatërrues”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.
“Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët ku do ua mundësonin të gjithëve të regjistrohen. Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga rradhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur.
Për procesin e regjistrimit kanë qenë të parapara mjete buxhetore në vlerë prej 7.9 milion eurove, nga të cilat 49% e shpenzimeve ishin të dedikuara për pajisje teknike, gjegjësisht për blerjen e laptopëve.
Në pres konferencën e djeshme shpalosëm detaje shokuese se si BDI ka zbatuar procesin e regjistrimit, por nga partia non grata vazhdojnë të heshtin”, vijon reagimi.
“Kjo mënyre e zbatimit të procedurës së furnizimit publik, me lidhjen e anekseve të kontratës bazë me të cilat ndryshohen kushtet dhe afatet për realizimin e kontratës dhe koha e pagesës e parashikuar në dokumentacionin e tenderit, pa pranim profesional dhe të duhur të laptopëve, nuk siguron transparencë të plotë të procedurës dhe nuk mundëson konkurrencë të drejtë të të gjithë operatorëve. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ashtu siç ka vërtetuar edhe Revizioni Shtetëror, në këtë rast kemi shkelje të procedurave për tenderim publik.
Ne pyesim se si guxuan të bëjnë pranim/dorëzimin e 5.650 laptopave drejtoret përkatës duke e ditur se nuk e kanë ekspertizën e duhur.
Koalicioni VLEN para opinionit do t’i demaskojë dhe do ua nxjerrë fytyrën e vërtet. Ndërsa BDI bashkë me hyzmeqarët e tyre do të mbeten vetëm një histori e keqe për shqiptarët. Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë.
Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht, andaj i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që t’i hetoj këto keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit e që janë të shënuara edhe në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta duhet të dalin në dritë.
Koha për llogaridhënie ka ardhur!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.