Lajme

VLEN: BDI po qan për vëmendje!

March 4, 2025, 10:03

Përmes një komunikate për media koalicioni VLEN edhe njëherë ka komentuar paralajëmrimet e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror”, thonë nga VLEN, duke shtuar se BDI po kërkon të faktorizohet duke kërkuar takim me VLEN-in.

“Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi. Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që sot ta keqpërdorin për sulme politike.

VLEN-i nuk mund të jetë përgjegjës për paqartësi në ligj që vetë BDI-ja i ka lejuar me vetëdije. Së dyti, teksti i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është dorëzuar në Komisionin e Venecias pikërisht nga Bujar Osmani. Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse ata nuk janë më pjesë e Qeverisë.

BDI e mbivlerëson forcën e saj për të organizuar diçka në terren. Janë të lexuar si libër. Po të kishin mbështetje nga populli shqiptar, do të kishin dalë me protesta prej kohësh, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga koalicioni VLEN.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas

Më shumë nga kategoria

IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_7232
Tetovë, policia heton një 62 vjeçar për uzurpimin e 3.000 metrave katror tokë shtetërore
IMG_7612
Gostivar/ Vjehrra dhe kunata sulmojnë fizikisht nusen
IMG_7228
Arrestohet personi që shqeu Kur'anin në Prizren
IMG_7222
Askush nga VLEN nuk shkoi në Hungari! Kasami: Do të shkojmë kur për neve do të ketë projekt apo marrëveshje për të nënshkruar
IMG_7217
Faturat e larta! Të enjten protestohet para zyrës së EVN-së në Butel
IMG_7215
Bërnabiq – opozitës në Serbi: Po i kënaqni terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë