Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Çairit, qytetarët do ta votonin qartë për koalicionin VLEN, duke i dhënë atij një epërsi të konsiderueshme ndaj Frontit Evropian.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencioni UBO, në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 46.0% e qytetarëve të anketuar janë shprehur pro VLEN-it, ndërsa vetëm 34.9% do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca prej mbi 11 pikësh përqindjeje konfirmon një trend të qëndrueshëm në favor të VLEN, i cili sipas analistëve, po gëzon mbështetje të fortë dhe të konsoliduar pas zgjedhjeve parlamentare të majit.
Anketa u realizua gjatë periudhës 1-7 korrik 2025, në prag të një vjeshte zgjedhore vendimtare për të ardhmen politike të komunës së Çairit, dhe reflekton rritjen e besimit qytetar ndaj qeverisjes së re vendore dhe qasjes reformuese që po implementon VLEN.
Ky rezultat shihet si një sinjal i qartë se elektorati shqiptar në Shkup është duke rikonfirmuar besimin te përfaqësuesit e rinj politikë, të cilët kanë marrë përsipër të ndryshojnë qasjen ndaj administratës, transparencës dhe përfaqësimit të drejtë.






