Maqedoni

VLEN: Edhe LSDM po ikë nga BDI, kanë shkatërruar institucionet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 5, 2024, 10:12

VLEN në një kumtesë për media thekson se LSDM e ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, që BDI është barrë e rëndë për çdo partneritet dhe një makineri që prodhon vetëm kriza dhe korrupsion.

Nga VLEN theksojnë se “pas viteve të servilizmit dhe përpjekjeve për të mbrojtur këtë parti të kalbur, LSDM tani po bën një hap të vonuar drejt distancimit nga BDI, duke kërkuar falje publike për dështimet e saj”.

“BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Kjo parti, që për 22 vite ka shkelur çdo normë të besimit duke krijuar një sistem ku mbizotërojnë krimi dhe korrupsioni, nuk ka më vend në politikë. Nuk mund të ketë bashkëpunim me një parti që e ka shkatërruar çdo institucion ku ka pasur qasje, duke e lënë vendin të ngecur në vendnumëro dhe qytetarët të zhgënjyer. BDI e ka dëshmuar se ku prek as bari nuk mbin!”.

“BDI që për dy dekada ka zhgënjyer qytetarët dhe ka ndërtuar një sistem korrupsioni e abuzimi, sot ka mbetur vetëm me një partner në krim: Nikolla Gruevskin. Me tentativat e tyre të orkestruara për destabilizim gjatë festave të Nëntorit, kjo klikë e harxhuar provoi edhe një herë se është e gatshme të sakrifikojë stabilitetin dhe interesin e qytetarëve vetëm për të mbrojtur mëkatet e veta”, thonë nga VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
bdi-vlen
BDI: Mashtrimi i madh i VLEN për Ballkanin e Hapur
IMG_8302
Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 64 centimetra
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale
IMG_0894
Alarm portokalli: Javën e ardhshme temperaturat do të bien deri në minus 10 gradë
IMG_0893
Sela: Servilizmin nuk e kemi as traditë e as zakon
IMG_0885
Burrë e grua humbën jetën në zjarr në RMV