Pas më shumë se katër dekadash trajtimi jashtë ligjit, Medreseja “Isa Beu” hyn më në fund në sistemin shtetëror të arsimit të mesëm në Maqedoninë e Veriut! Nga ky shtator, ajo do të ketë status të barabartë me shkollat e tjera, falë përkushtimit dhe angazhimit të pandalshëm të VLEN-it, i cili me këmbëngulje e solli këtë çështje në agjendën shtetërore, duke refuzuar kalkulimet politike dhe duke kërkuar zgjidhje të drejtë ligjore.
Ky vendim historik i Qeverisë vjen si fund i një padrejtësie të gjatë dhe hap një kapitull të ri për të rinjtë shqiptarë – duke u garantuar diplomë të njohur zyrtarisht dhe mundësi të barabarta për shkollim e të ardhme.
VLEN thekson se vendimi është produkt i një procesi serioz e profesional, ku janë respektuar në përpikëri Kushtetuta, ligjet dhe çdo vërejtje institucionale përkatëse.
Nga takimet me drejtues të Medresesë dhe BFI-së, VLEN përcjell emocionin e sinqertë të mirënjohjes dhe rikthimin e shpresës për këtë institucion që tashmë e ka vendin e merituar në sistemin arsimor.
VLEN u zotua se do ta çojë këtë proces deri në fund – nga miratimi i ligjit në Kuvend deri te zbatimi i tij praktik që nga ky vit shkollor – duke qëndruar si garant i të drejtave, barazisë dhe identitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Pushteti për VLEN-in është detyrim ndaj qytetarëve – dhe ky është vetëm fillimi!










