Maqedoni

VLEN: Interpelanca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment kundër NATO-s

Autori

Autori

Portali Tetova

August 7, 2024, 10:08

Interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut koalicioni VLEN e ka quajtur se bëhet me qëllimin për të shkarkuar tërmet politik dhe se e njëjta është një eksperiment kundër NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Nga VLEN theksuan se në interpelacën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti.

“Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit”, thanë nga VLEN.

Ata theksuan se qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit.

“ Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thanë nga VLEN.

Ky reagim vjen pasi më 6 gusht 2024 partia E Majta (Levica) dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, nxitur nga incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit.

Ai tha se pret që interpelanca të jetë në rend dite të seancës pas pushimeve verore, gjegjësisht në fillim të shtatorit, ndërsa interpelanca bazohet në shtatë pika të cilat janë të shpjeguara në dhjetë faqe.

“Dy pikat e para i referohen shkeljes së laicitetit të shtetit me lutjen në grup në Kuvend nga Gashi dhe shkeljes së rregullave diplomatike për sigurimin e VIP-ave me incidentin në Aeroportin e Shkupit pesë ditë më parë ku ishte përfshirë shefi i sigurimit të Gashit”, tha Apasiev.

Ndërsa LSDM-ja kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.

“Ky rast nuk mund të konsiderohet i mbyllur derisa të gjithë të përfshirët të mos mbahen përgjegjës. Institucionet janë të detyruara të nisin procedurat menjëherë. I propozojmë Mickoskit që në vend që të ofrohet të jetë përcjellës i VIP-ave në aeroportin e Shkupit, të sigurojë respektimin e të drejtës që po e nxjerr nga goja. Gashi le të përgjigjet për rastin”, thanë nga LSDM.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së nuk konsideron se është i nevojshëm zëvendësimi i kryetarit të Kuvendit, nga ku thonë se përgjegjësia është lokalizuar dhe se institucionet asnjëherë më parë nuk kanë marrë masa kaq urgjente.

“Përpjekjet e LSDM-së-së, BDI-së dhe të Majtës për të fituar pikë politike në këtë temë nuk na befasojnë dhe presim përpjekje të tilla e të ngjashme për sjellje devijante nga ana e tyre në të ardhmen. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dhënë një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin. VMRO-DPMNE dënon dhe do të dënojë çdo veprim jashtë ligjit dhe që prish rendin, të gjithë do të jenë të bindur se ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të VMRO-së.

Në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka theksuar se nuk është përcaktuar përgjegjësi penale sipas provave të siguruara për kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal dhe largim nga vendi i punës për nëpunësin policor i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Policia gjithashtu kaka parashtruar kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “rrezikimit të sigurisë dhe veprës penale “pengim të zyrtarit në kryerjen e detyrave zyrtare. Kurse ndaj nëpunësve policorë S.R. dhe N.B. ka parashturar propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhërit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhërit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimin e reputacionit të policisë.

Incidenti që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku ishte e përfshirë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte temë edhe e takimit që ndodhi më 5 gusht në Shkup ndërmjet dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Hristijan Mickoskit. Kurti tha se përjetimi i Osmanit ishte i rëndë, ndërsa Mickoski, premtoi se derisa ai është kryeministër nuk do të jetë njerëz që do të jenë mbi ligjin dhe nëse konstatohet se kanë tejkaluar kompetencat, personi do të vihet para drejtësisë.

Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mënyra se si u trajtua incidenti i 1 gushtit, gjatë konferencës për të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë rast , Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Republikën e Kosovës përmes një note proteste ka reaguar ndaj incidentit.

Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas notës së protestës së dërguar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, rreth incidentit me presidenten Vjosa Osmani. Ata shprehin keqardhje për incidentin, duke vlerësuar se me Kosovën kanë raporte positive.

Në mungesë të pamjeve publike, raportohet që presidentja Vjosa Osmani është sulmuar edhe fizikisht nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për shkak se ajo ka refuzuar që telefoni i saj zyrtar të futet në skaner për kontroll, duke u thirrur në protokollet e përcaktuara në Konventën e Vjenës.

Incidenti ku u përfshi Osmani ka shkaktuar reagime të shumta të përfaqësuesve të opozitës dhe partive shqiptare që janë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut, që kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Më shumë nga kategoria

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_1996
Ademi sfidon VLEN-in: Ju jap afat 48 orë të tregoni se cili është mekanizimi ligjor i cili do të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat
IMG_1992
Ademi: Jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës, po kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti i shtetit multietnik
IMG_1957
Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet
IMG_1949
Balancuesi/ Arbër Ademi: Kushtetuesja e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit, na ktheu para vitit 2001
IMG_1948
Konstatimet e Antikorrupsionit për udhëtimin në SHBA, Mickoski: Biri im, të lutem të më falësh
IMG_1946
Dilema! Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri s’do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë që do të përurohet nga Erdogani

DIASPORA