Trendy

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

Para 2 orë

Koalicioni VLEN do të mbajë Kongresin e tij më 9 maj, ku pritet të formalizohet bashkimi i plotë i pesë subjekteve politike në një strukturë të vetme.

Burime nga VLEN bëjnë të ditur se në këtë Kongres do të marrin pjesë gjithsej 850 delegatë. Secila nga pesë partitë që po shkrihen në kuadër të VLEN-it ka deleguar nga 170 përfaqësues, duke reflektuar një përfaqësim të barabartë në procesin e unifikimit.

Po ashtu, mësohet se slogani zyrtar me të cilin VLEN do të prezantohet para opinionit publik do të jetë “VLEN NJË”, duke simbolizuar bashkimin dhe konsolidimin e forcave politike brenda këtij koalicioni.

Kongresi i 9 majit konsiderohet si një moment kyç për VLEN-in, pasi pritet të vulosë strukturën e re organizative dhe drejtimin politik të subjektit të bashkuar.

Trending