Trendy

VLEN: Në çfarë gjuhe djali Talat Xhaferit e kaloi provimin e jurisprudencës?!

Para 3 orë

Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë.

Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike.

Në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat që buronin nga ai ligj, por përkundrazi i dha dritë jeshile një teksti ligjor që e linte gjuhën shqipe jashtë.

Pyesim publikisht, kur djali i Talat Xhaferit e ka kaluar provimin e jurisprudencës, në çfarë gjuhe është përgjigjur?
Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së. Në opinion e luajnë rolin e patriotit, ndërsa në institucione firmosin kundër interesit shqiptar. Për 20 vjet kanë pasur gjithçka në dorë, pushtet, ministra, poste, shumicë dhe ndikim. Nuk u ka munguar as forca, as mundësia. U ka munguar vetëm ndershmëria dhe vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm si votë, si numër dhe si mjet për ta mbajtur klikën e tyre në pushtet.

VLEN do ta korrigjojë edhe këtë padrejtësi. Një nga një, do t’i zgjidhim të gjitha dëmet që kjo parti ua ka lënë shqiptarëve si trashëgimi të turpshme.

Trending