Maqedoni

VLEN: Për shtatë muaj në pushtet kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët

February 3, 2025, 11:02

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se për shtatë muaj në pushtet kanë arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.

Me kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, do të eliminojmë këto keqpërdorime dhe do të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për shqiptarët në të gjithë institucionet.

Përmes kredisë hungareze, kemi mundësuar financimin e projekteve zhvillimore në komunat shqiptare, duke investuar në infrastrukturën që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga shumë institucione dhe shpesh herë marrëveshjet që BDI ka bërë kanë lënë këto institucione të paprekshme nga shqiptarët.

Ne po e ndryshojmë këtë situatë. Po krijojmë Akademinë Shqiptare, ku shkencëtarët dhe intelektualët shqiptarë do të kenë mundësinë të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime shkencore në dobi të kombit.
Qeveria jonë i kushton rëndësi të madhe përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës. Për këtë qëllim, kemi miratuar një vendim për ndarjen e 34.5 milionë eurove për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kemi rritur buxhetin për Universitetin e Tetovës dhe po ndërtojmë Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky angazhim dëshmon se veprimet tona janë konkrete dhe se ne punojmë për qytetarët, ndërsa BDI ka lënë pas vetes vetëm fjalë boshe.

Ne e ftojmë popullin shqiptar të vlerësojë punën dhe angazhimin e qeverisë VLEN dhe të kujtojë historinë e një tjetër periudhe, atë të BDI-së. Deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka kaluar koha kur gratë shqiptare sulmoheshin në sheshe dhe autobusë, apo kur ato arrestoheshin në kundërshtim me konventat ndërkombëtare nga policë burra. Ka kaluar koha kur qytetarët detyroheshin të organizonin protesta çdo javë për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga bastisjet dhe rastet e montuara.
Tani është koha për veprime të fuqishme dhe përfaqësim dinjitoz.

Po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VLEN për shqiptarët, shqiptarët për VLEN-in”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza