Ndërtimi mbi këtë hapësirë po zhvillohet pa asnjë transparencë, pa dokumentacion të qasshëm dhe pa përgjigje për publikun.
Komuna e Sarajit dhe Qyteti i Shkupit duhet të japin shpjegime për këtë projekt.
– Kush është investitori?
– Kush e lejoi ndërtimin?
– Me çfarë fondesh po financohet?
Kjo nuk është më thjesht mungesë informacioni – është shkelje e rëndë e të drejtës së qytetarëve për të ditur se çfarë po ndodh me pasurinë publike.
Qytetari ka të drejtë të dijë.
Prona publike nuk është plaçkë për pazare private!” – thonë nga VLEN









