Maqedoni

VLEN: Politikanët e “listave të zeza” nuk mund të kërkojnë përgjegjësi nga një politikan i moralshëm si Gashi

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 27, 2024, 04:12

Është shumë e qartë që persona të cilët janë të shpaluar si non grata apo të ashtuquajturit non grata dhe të koruptuarit të përfshirë në listën e zezë Amerikane të jenë kundër një njeriu i cili është i moralshëm”, kështu tha përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Fatmir Sadiku, duke komentuar akuzat ndaj kryekuvendarit Afrim Gashi. Ai tha se e kanë të drejtën legjitime për të kërkuar dorëheqje dhe në qoftë se mendojnë se kanë mbështetje lë të tentojnë të takojnë kryetarin e Kuvendit.

Fatmir Sadiku, VLEN

“Është shumë e qartë që persona të cilët janë të shpalluar si non grata apo të ashtuquajturit non grata dhe të koruptuarit të përfshirë në listën e zezë Amerikane të jenë kundër një njeriu i cili është fisnik i drejtë i moralshëm sepse ata nuk mund ta kuptojnë se një njeri i tillë të jetë i mbuluar në politikë dhe të bartë funksione publike. Ata kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë dorëheqje kanë procedura dhe mekanizma të cilat parasheh kushtetuta ynë dhe ligji, në qoftëse mendojnë se kanë mbështetje lirisht le të tentojnë që të takojnë kryetarin e kuvendit”.

Tutje ai theksoi se u demaskua rrjeti i krijuar nga Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe Elmi Aziri dhe ky i fundit siç theksoi Sadiku, me sa duket ka shërbyer si urë lidhëse mes klanit në fjalë dhe pronarit të kompanisë ‘Ritron Copy’, Artan Ajruli. Nga ku gjatë vitit 2022, ai sqaroi se kjo kompani, dy herë ka fituar tenderin për prokurorim publik në lotarinë shtetërore me vlerë prej 3 milion denarësh, dhe e gjithë kjo, në kundërshtim me rregullat ligjore.

Fatmir Sadiku, VLEN

“Më 16 shtator si koalicion VLEN u bëmë thirje komisionit për parandalimin e korupsionit dhe organeve tjera hetuese që të veprojnë për konfliktin eventual të interesit të deputetit Elmi Aziri pasi që kompania në pronësi të nipit të bashkëshortes së tij për një vit ka inkasuar nga instituciionet shtetërore 7 milion denarë. Qytetar të nderuar ja ku jemi sot 3 muaj më vonë me lajmin që konfirmon gjithçka, arrestohet Artan Ajruli pronari i kompanisë Ritron Copy. Ç’farë ndodhi, ky klan koruptiv ka shfrytëzuar pozitat publike për të favorizuar veten dhe për të grabitur buxhetin që u takon qytetarëve”.

Tutje ai shtoi se vetëm në një lëndë dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit, parasë publike kap shifrën e tmerrshme prej 6.7 milion denarë dhe shtoi se buxheti në institucione nuk mbushet nga nëntoka e as nuk bie nga qielli por mbushet nga xhepat e qytetarëve./SHENJA/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_9152
Gjithë kohës luftoi për të drejtat e të verbërve, ndërron jetë Fisnik Selimi
IMG_9151
Tre gra u gjetën të vdekura në Shkup në raste të ndara
vlenn
VLEN: Politikanët e “listave të zeza” nuk mund të kërkojnë përgjegjësi nga një politikan i moralshëm si Gashi
IMG_9147
Lija e Majmunit në Kosovë! Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar!
IMG_9134
Sulmuan policinë, tetë ditë paraburgim për dy të dyshuar
IMG_9121
Tregtarët i kanë ulur çmimet e ushqimeve, nëse rriten përsëri, do të miratohet masë për ngrirjen e çmimeve