Kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët. Por ky, me fytyrë korrupsioni, nuk mashtron më askënd.
Në Matejç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa fetare. përkundrazi, i financonin me buxhet. Sot, nga opozita, bëjnë sikur “u dhemb” kombi. Çfarë ndryshoi? Vetëm një gjë: pushteti dhe privilegjet u ikën nga duart.
Likova e di mirë kush e helmoi me ujë, kush e poshtëroi dhe kush e përdori vetëm për tenderë e pasuri personale. Banorët e dinë se hipokrizia e Erkan Arifit dhe BDI-së nuk është patriotizëm, por paniku i një partie që nuk di të jetojë pa pushtet.
VLEN reagoi sot edhe për akuzat e BDI-së ndaj ngecjes së procesit euro-integrues.
BDI janë të tejdukshëm dhe të dëshpëruar nga humbja që i pret më 19 tetor. Me gjysmën e kryesisë në lista të zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca shtypi për “vlerat” e Bashkimit Evropian.
Edhe më ironike BDI e zënë ngushtë nga rezultati që i pret në zgjedhjet lokale është bërë bashkë me partinë anti-NATO dhe anti-BE të Apasievit në Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Tani ata flasin për BE!
Kjo është e njëjta BDI që, pavarësisht kundërshtimeve të hapura të miqve tanë strategjikë, ndryshoi Kodin Penal për ta shtruar me qilim të kuq rikthimin Nikolla Gruevskit dhe për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin. Sot, kjo BDI është bërë “merak” për rrugën evropiane, ndërsa korrupsionin e ka pasur gjithmonë vepër të përditshme.
Tri pyetje të shpejta për BDI-në:
Kur e ka pasur Ali Ahmeti takimin e fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar?
A keni marrë përgjigje për letrat që i dërgonit “nëpër botë”?
Pse e keni toleruar kryetarin e komunës së Likovës të vjedh dhe të helmojë banorët me arsen?
Ndryshe nga BDI që e përdor BE-në vetëm si fasadë, ndërsa në prapavijë ushqente korrupsionin, VLEN, përmes Planit të Rritjes dhe Agjendës Reformuese, po e afron vendin me standardet evropiane përmes reformave dhe investimeve konkrete.
Reagim edhe për Referendumin e BDI-së
BDI prej dy dekadash e ka një recetë të thjeshtë: kur vijnë zgjedhjet lokale, nuk flet për komunat, por shpik referendume, tema nacionaliste e flamuj, vetëm për ta fshehur dështimin e saj të turpshëm.
Fakti është i qartë dhe nuk mund të mohohet: për 20 vite, kuadrot e BDI-së e kanë shkatërruar çdo komunë ku kanë qeverisur. Sot, pas dy dekadash në pushtet, shumë prej komunave shqiptare ende nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizim, infrastrukturë elementare, shkolla me kushte dinjitoze apo qendra për fëmijë e të moshuar. Banorët vazhdojnë të jetojnë me halle e lloç, ndërsa funksionarët e BDI-së pasuroheshin në kurriz të tyre.
BDI e di saktësisht: nëse flitet për komunat, garën e ka të humbur. Prandaj ikin nga realiteti dhe shpikin referendume sa herë që përballen me qytetarin e zhgënjyer.
Ndërkohë, VLEN në vetëm një vit e gjysmë qeverisje ka ndarë 80 milionë euro për komunat shqiptare, investime konkrete, projekte që hapin rrugë të reja, që ndërtojnë shkolla, që sjellin ujë të pijshëm dhe kushte më të mira për jetën e përditshme.
Dallimi është i madh dhe i prekshëm: BDI për 20 vite la boshllëk, dështim e varfëri në komuna. VLEN për 1 vit e gjysmë dha investime rekord dhe projekte konkrete.
Më 19 tetor, qytetarët do t’i japin fund mashtrimit nacionalist të BDI-së. Nuk ka flamur që e mbulon korrupsionin, nuk ka referendum që fsheh dështimet.
Komunat do të kthehen te qytetarët, te shërbimi, transparenca dhe zhvillimi.
VLEN është çelësi që komunat shqiptare të ringrihen. E kaluara e BDI-së është e turpshme, e ardhmja me VLEN është e sigurt.





