Maqedoni

VLEN: Rruga Tetovë-Prizren shumë shpejt realitet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 30, 2025, 12:01

Atë për të cilën jemi zotuar dje po punojmë sot. Para fushatës zgjedhore të vitit që lamë pas hartuam programin tonë politik të koalicionit VLEN, me të cilin garuam dhe fituam. Pjesë të rëndësishme në atë program ka zë, rruga Tetovë-Prizren, si një nga projektet tona prioritare. E sot me krenari kumtojmë lajmin për publikun e gjërë që punimet për këtë projekt po vazhdojnë mirë e mbarë.

Prandaj, në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë u shoqërua nga ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Qeveria VLEN e nis vitin 2025 me hapa konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një prej projekteve me prioritet më të lartë. Rruga e re Tetovë-Prizren do të lidhë dy nga qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Me një tunel prej 6.4 km, ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Përveç përmirësimit të lidhjeve transportuese, rruga Tetovë-Prizren do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy vendet, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Nuk mbetet tjetër pos që hap pas hapi po e konfirmojmë që viti 2025 do të jetë viti i projekteve të mëdha infrastrukturore. Do të ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir).E në të njëjtën kohë me intenzitet të lartë po vazhdojmë edhe punimet në rrugën Tetovë-Prizren.

VLEN të angazhuar denjësisht në përmirësimin e infrastrukturës brenda vendit sepse kjo qasje do ta lehtësoj progresin ekonomik dhe lëvizjen e lirë e të shpejt të qytetarëve tanë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës

Më shumë nga kategoria

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3098
Policia gjuajti në ajër, tetovari goditi policin dhe nuk u ndal
IMG_3097
Mexhiti: Është fatkeqësi që një parti e dalë nga UÇK-ja t’i shërbejë Gruevskit dhe Mijallkovit
IMG_3092
Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps, ministri pohon se do të shqyrtohen disa drejtorë
IMG_3076
Greqia dridhet nga një tërmet i fortë
IMG_3071
PTHP ndërmerr masa ndaj Grubit dhe Bexhetit, nuk jep detaje nga procedura
IMG_3066
Pasholli: Ali Ahmeti në biografi nuk ka fjalë, por ka vepra! Reagon Taravari: Nuk e di ku ka diplomuar, do ta lexoj CV-në e tij