Trendy

VLEN shpërthen: BDI e përdori bixhozin si bankomat!Ne po e çrrënjosim!

Para 8 muaj

VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: “Beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë.”

VLEN thekson se gjatë periudhës së deritanishme, Qeveria ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%.

“Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi,” deklarojnë nga VLEN, duke shtuar se “Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër.”

Në komunikatë theksohet se lufta kundër industrisë së bixhozit do të vazhdojë si në segmentin e lojërave të fatit online, ashtu edhe me një ligj të ri restriktiv. “Kjo e frikëson BDI-në. Kjo e frikëson Blerim Bexhetin.”

VLEN ngre publikisht pyetje të drejtpërdrejta për Blerim Bexhetin:
“Në sa kazino ai ka aksione dhe nga sa prej tyre përfiton personalisht? Cilat kazino ishin nën kontrollin e tij, e cilat nën kontrollin e Artan Grubit? Sa aparate për kazino u blenë gjatë pushtetit të tyre nga buxheti i shtetit? Ku është shoku i tij Artan Grubi? Po Përparim Bajrami? Cili është bashkëpunimi i BDI-së me nëntokën serbe dhe malazeze, të cilëve u dhanë licenca për kazino?”

VLEN thekson se “nuk bën tregti me fatin e qytetarëve, VLEN do të mbyllë, bllokojë dhe rregullojë.”

Në fund, mesazhi është i qartë:
“BDI për 20 vite e ka përdorur bixhozin si bankomat – hap, financon dhe përhap. Qytetarët e shohin qartë se kush është në anën e familjes, e kush në anën e basteve.”

“Është koha që hipokrizia të marrë fund; ne vazhdojmë me një luftë sistematike dhe të pa kompromis për një shoqëri pa kazino pranë oborreve të shkollave, pa monopole shtetërore për varësi dhe pa politikanë që përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve. Po e shkulim të keqen që ju e keni mbjellë.”

Trending