Maqedoni

VLEN: Sporti nuk njeh dallime, as duhet të njohë pengesa

April 6, 2025, 10:04

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, koalicioni VLEN ka përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe mbështetjeje për të rinjtë dhe fëmijët në vend. Duke theksuar rolin transformues të sportit, VLEN deklaron se “Sporti është fuqi. Sporti është barazi. Sporti është e drejtë!”

“Çdo fëmijë meriton të vrapojë pas ëndrrave, jo pas pengesave që ua ndalin hovin,” thuhet në deklaratën e tyre, duke nënvizuar nevojën për një qasje më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në politikat sportive – nga lagjet deri në sallat zyrtare të sportit.

Në këtë ditë simbolike, zëvendësministrja e Sportit, znj. Safije Sadiki Shahini, ka dërguar një mesazh të veçantë përmes një videoje sensibilizuese, ku flet për vizionin e një të ardhmeje më të barabartë përmes sportit. “Sporti nuk është thjesht garë apo fitore, por një mundësi për bashkim, përfshirje dhe rritje për çdo të ri e të re,” u shpreh ajo.

VLEN bën thirrje për më shumë mbështetje, investime dhe politika të qëndrueshme që fuqizojnë sportin si një mjet për paqe, zhvillim dhe drejtësi sociale.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit

Më shumë nga kategoria

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_1744
POLIC NË MAQEDONI, KAMERIER NË KROACI! Eksod sezonal drejt bregdetit kroat
IMG_1741
SHBA-ja po shqyrton tërheqjen e 10,000 trupave nga Evropa Qendrore dhe Lindore
IMG_1739
Fetai: Sot pata nderin të kryesoj mbledhjen konstituive të Trupit Ndërresorial për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit
IMG_1736
Reagon Ministria e Shëndetësisë për arrestimin e drejtorit të Klinikës për Geriatri: Jemi në dispozicion të Prokurorisë
IMG_1729
E vranë dhe ia dogjën trupin për t’i marrë 6000 denarë, paraburgim për dy persona nga Kriva Pallanka
IMG_1726
Kallëzim penal për shkupjanin, dyshohet se si menaxher i një kompanie ka vjedhur rrymë në vlerë të mbi 9 milionë denarëve