Maqedoni

VMRO-DPMNE bën publike listat dhe Koalicionin “Maqedonia yte”

March 29, 2024, 12:03

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së ka miratuar listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

VMRO-DPMNE thotë se në listat janë njerëz të besueshëm dhe me përvojë, kurse gjatë përpilimit është mbajtur llogaria për zërin e popullit, kërkesat dhe nevojat e tyre.

“Në Njësinë e Parë Zgjedhore është lideri Hristijan Mickoski, ku presim mbështetje dhe fitore të madhe. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore është Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në Njësinë e Katërt Zgjedhore Nënkryetari, Aleksandar Nikolovski, në Njësinë e Pestë Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në Njësinë e 6-të Zgjedhore Dafina Stojanovska”, tha Timço Mucunski.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka nënshkruar Kartën për koalicionim strategjik dhe konstatimin e parimeve të punës së ardhshme të Koalicionit të ashtuquajtur “Maqedonia yte”.

Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, ky koalicion përbëhet nga 24 subjekte dhe organizata politike kurse obligohet se gjatë realizimit të programit për zgjedhjet 2024, do të udhëhiqet nga parimi i përgjegjësisë dhe transparencës në veprimin politik.

“Lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe uljes së burokracisë voluminoze janë sfida kryesore. Koalicioni “Maqedonia Yte” obligohet se në mënyrë të ashpër, të drejtë dhe parimore do të inicojë dhe do të mbështesë aksione të shtetit juridik që duhet të rikthejnë besimin e lëkundur të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit”, tha Hristijan Mickoski.

Nga koalicioni “Maqedonia Yte” kanë bërë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet 2024, duke nënvizuar se mosdalja në këto zgjedhje nënkupton mbështetje për qeverinë e papërgjegjshme./tvklan.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje