Trendy

VMRO-DPMNE: Filipçe derisa akuzon për “Botën serbe”, këshilltari i Zaevit kapet si bashkëpunëtor i BIA-s

Para 56 minuta

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për hipokrizi në lidhje me ndikimin e shërbimeve serbe,derisa thekson se këshilltari i Zaevit del si bashkëpunëtor i BIA-s.

“Çfarë hipokrizie e Venko Filipçes dhe LSDM-së. Derisa akuzojnë për “botën serbe” në Maqedoni, një këshilltar i Zoran Zaevit është kapur si bashkëpunëtor i BIA-s, ndërsa nga ana tjetër, kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së organizojnë thellësisht koncerte me këngëtarët e Vuçiqit. Ish-këshilltari i Zaevit për vetëqeverisje lokale, Viktor Petrushevski, dhe ish-anëtar i trupave të larta partiake të LSDM-së, është përfshirë në aferën e fundit të spiunazhit në një vend fqinj, ku figura publike të atjeshme dolën të jenë pjesë e shërbimit sekret serb, për çka është ngritur edhe aktakuzë.Në të njëjtin lëndë për bashkëpunëtorë të BIA-s shfaqet edhe emri i Petrushevskit, këshilltarit të mentorit të Venko Filipçes, Zoran Zaev”, reagon VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër thuhet po ashtu se kryetarët e komunave të LSDM-së, si ai në Kriva Pallankë, këto ditë organizojnë koncerte pikërisht me këngëtarët e Aleksandar Vuçiqit, për të cilin thonë se dëshiron të shtrijë ndikimin e tij edhe në territorin tonë.

Prandaj, edhe nga rasti i Petrushevskit shihet se kush është ekzekutori dhe bashkëpunëtori i shërbimeve serbe. Që hipokrizia të jetë edhe më e madhe, Lupço Nikollovski – Putteri dhe kryetari i Komunës së Kriva Pallankës do të argëtohen në shesh me koncertin e Lepa Brenës, e cila i ka kënduar ushtrisë së Ratko Mladiqit. Ndërsa, Aco Pejoviq do të këndojë gjithashtu në sheshin e Makedonska Kamenicës”, reagon partia maqedonase në pushtet.(INA)

Trending