Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka lëshuar një reagim të ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u fokusuar në procedurat e kaluara dhe menaxhimin e krizës shëndetësore.
Lidhur me specifikimet teknike dhe procedurat e zbatuara në atë periudhë, VMRO-DPMNE thekson se ekzistojnë deklarata publike nga persona që kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ato procese dhe konfirmon se për këtë lëndë tashmë është hapur një procedurë në Prokurorinë Publike.
Partia shpreh besimin se Prokuroria do ta kryejë punën deri në fund për të zbuluar të gjitha parregullsitë, mangësitë dhe veprimet kriminale, në mënyrë që mbi bazën e fakteve dhe dëshmive të sillet një aktgjykim i plotfuqishëm që do të kënaqë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket funksionimit të Venko Filipçes si ministër i Shëndetësisë, nga kjo parti pyesin se si është e mundur që në kohën e krizës së koronës, kur vendi përballej me menaxhimin më të dobët dhe me mijëra viktima, ai në vend që të kujdesej për qytetarët, fokusohej në sigurimin e provizioneve përmes kompanisë “Stabri” për furnizimin me vaksina.
Si përfundim, VMRO-DPMNE porosit se përpara se të bëjë pyetje jologjike, joreale dhe populliste, Filipçe duhet të shihet në pasqyrë dhe të analizojë punën e tij si funksionar dhe si ministër.










