Trendy

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Para 2 orë

Nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, thonë se “pesë vite pas formimit të lëndës, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e udhëhequr nga Islam Abazi, argat i Zoran Zaevit, Venko Filipçes dhe Ali Ahmetit, solli vendim ta mbyllë lëndën për 19 spitalet modulare, duke thënë se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Nga VMRO-DPMNE, thonë se Filipçe dhe Zaev, në vend që t’i përmirësonin standardet e spitaleve, atëherë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me propozim të qeverisë, e ndryshoi Ligjin për ndërtim me procedurë të përshpejtuar, me qëllim që ky tip objektesh të vendoset si pajisje urbane, për vendosjen dhe lejen e të cilave do të jepte miratim Ministria e Shëndetësisë, pra Venko Filipçe si ministër i atëhershëm.

“Kjo do të thotë se Venko Filipçe mban përgjegjësi direkte për vendosjen e spitaleve modulare, dhe sigurisht edhe për tragjedinë që ndodhi në Tetovë”, thonë nga partia në pushtet.

Ata shtojnë se, përveç kësaj, Filipçe nuk ka nënshkruar specifikime teknike minimale, as ka bërë elaborat për energjinë elektrike, me çka është fajtor direkt për zjarrin e 8 shtatorit, dhe gjithashtu, nuk duhet harruar se objekti në Tetovë ishte vendosur drejtpërdrejt mbi rezervuarin e një pompe benzine.

“Veçanërisht shqetëson fakti që lënda për vite të tëra ka mbledhur pluhur, fillimisht në sirtarin e Vilma Ruskovskës, pastaj në atë të Elizabeta Josifovskës, të dyja prokurore nga ish‑PSP kriminal, që në fund, pikërisht PP për krim të organizuar e udhëhequr nga shërbëtori i LSDM dhe BDI, Abazi, të sjellë vendim se nuk ka bazë për ndjekje penale. Dhe këtë, vetëm një muaj para largimit nga pozita udhëheqëse në prokurori, Abazi i kryen porositë e fundit për mbrojtjen e shefave të tij dhe shpëtimin e Venko Filipçes nga ndjekja penale. Por, mbyllja e lëndës nuk do të thotë se e vërteta është përgjithmonë e mbyllur – mund të ndodhë të paraqiten prova të reja dhe procedura mund të hapet përsëri”, thonë ata.

Trending