Drejtësia duhet të ekzistojë dhe ajo duhet të jetë jo selektive dhe përfundimtare. Vendimi për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak është i Prokurorisë – po asaj me 2 për qind besim, për të cilën Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) luftonte që të mos ndryshohej deri në fund. Të gjitha vërejtjet mund t’i drejtohen në atë adresë, si dhe prokurorëve të preferuar të Venko-s, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, pas vendimit të Prokurorisë së Shkupit për të kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për Artan Grubi, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell tetova1
“LSDM duhet të merret vesh me veten, sepse është jashtëzakonisht jokonsistente. Në mëngjes pretendojnë se BDI punon për VMRO-DPMNE-në, ndërsa tani thonë të kundërtën. Në fakt, LSDM është në panik, sepse miku i tyre me prirje kriminale, Artan Grubi, mund të flasë për të gjitha krimet e përbashkëta të qeverive të Zoranit dhe Vices, të Venko-s dhe Kovaçevskit, si dhe për bizneset e Zeçeviqit. Pse sot krerët e LSDM-së u mblodhën dhe telefonuan, duke u interesuar për dëshminë e Artan Grubit në Prokurori? Kjo është arsyeja pse LSDM në rastin e Grubit sillet sipas logjikës ‘hajduti thërret kapeni hajdutin’. Kutia e zezë e krimeve të LSDM-së dhe BDI-së ka rënë. Është vetëm çështje kohe kur ‘të frikësuarit’ nga LSDM do t’i bëjnë shoqëri Artan Grubit në bankën e të akuzuarve”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./tetova1.mk










