Trendy

Von der Leyen: 10 ditë luftë i kushtuan BE-së 3 miliardë euro për naftë dhe gaz

Para 1 orë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve.

Sipas saj, çmimi i gazit është rritur me 50%, ndërsa ai i naftës me 27% që nga fillimi i konfliktit. Vetëm në dhjetë ditë, kjo situatë i ka kushtuar Bashkimit Evropian rreth 3 miliardë euro më shumë për importet e karburanteve fosile.

Von der Leyen ka theksuar se kjo situatë ilustron varësinë e Evropës nga karburantet e importuar.

Trending