Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Haradinaj është kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët dhe votoi orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj ishte i shoqëruar me familjen, ndërsa dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Ka filluar mirë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbarë dhe suksese”, tha ai.