Më 25 korrik 2025, rreth orës 02:40, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia ndaloi D.S. (49) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, i cili kishte marrë pjesë në një aksident komunikacioni me automjetin e tij të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. Gjatë procedurës së kontrollit, me alkooltest u konstatua se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit – konkretisht me 1.78 promile. D.S. u ndalua në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.
Trending










