Trendy

Voziste me “Audi” nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi (Video)

Para 2 orë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është sanksionuar një banore e Shkupit, e cila me një veturë “Audi” ka lëvizur në shtegun për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup.

“Më 19.03.2026, në një stacion policor, zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me L.T. nga Shkupi, e cila më 16.03.2026 në ora 14:39, me veturë të tipit “Audi” me targa të Shkupit, ka lëvizur në një shteg për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup. Incizimi i ngjarjes u publikua edhe në rrjete sociale. Kundër saj janë ngritur kallëzime përkatëse në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor”, njoftojnë nga MPB

Policia reagoi pas një sërë reagimesh nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët e filmuan gruan teksa lëvizte me veturën e saj në shtegun për këmbësorë.

Trending