Ngjarja tragjike në Koçan mblodhi qindra protestues në parkun e qytetit, shkruan Alsat.
Me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, qytetarët kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar nga faqja (Zëri i Koçanit).
Gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari, po raporton nga vendi i ngjarjes, ku ka treguar se në këtë protest po kërkohet edhe dorëheqje kolektive të të gjithë bartësve të institucioneve.
Alsat, do ju mbajë të informuar minutë pas minuti në lidhje me mbarvajtjen e kësaj proteste./ Alsat.mk