MPB (Ministria e Punëve të Brendshme) e zbardhi menjëherë vrasjen e sotme në Ohër, është arrestuar i dyshuari për veprën penale, do të pasojë kallëzim penal.
Sot (27.03.2026) në ora 17:20, në fshatin Brvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, pas një fletarresti qendror të shpallur nga SPB Ohër, e kanë privuar nga liria Zh.G. (53) nga i njëjti fshat, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Konkretisht, sot në ora 08:24, në SPB Ohër është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, pa shenja jete është gjetur K.M. (76) nga Ohri. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj Zh.G. do të paraqitet kallëzim përkatës penal./tetova1.mk










