Një mjek i familjes është vrarë mbrëmjen e djeshme para poliklinikës “Remedika” në Zhelezarë të Shkupit. Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku është sulmuar me thikë në rrethana ende të paqarta.
Trupi i tij u gjet nga djali i tij i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Sipas informacioneve jozyrtare nga dëshmitarët okularë, mjekut i janë shkaktuar 9 plagë me thikë.
Burime policore për Sitelin konfirmojnë se ka ndodhur një vrasje, ndonëse ende jemi në pritje të informacioneve zyrtare nga MPB-ja.
Policia ende nuk e di identitetin e sulmuesit, por është në kërkim intensiv. Inspektimi në terren është ende në vazhdim.
Në ndërkohë nga MPB për TV21 konfirmojnë se viktima është një 67-vjeçar nga Shkupi me iniciale A.T.
“Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në park afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB për TV21.