Trendy

Vrasje në Tetovë: Gjykata izolon të miturin për 30 ditë

Para 8 muaj

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim në Shtëpinë Korrektuese të Ohrit për të miturin L.M. (15) nga fshati Gajre i Tetovës, i cili dyshohet si autor i vrasjes që tronditi Tetovën të dielën.

Katër persona të dyshuar nga dy familje, të përfshira në incidentin e armatosur në Tetovë ku humbi jetën një 46-vjeçar dhe u plagosën katër të tjerë, pritet të përfundojnë në paraburgim.

Njëri nga të dyshuarit është paraqitur tashmë në gjykatë, dy të tjerë janë ende në arrati, ndërsa njëri ndodhet në spital pasi ishte mes të plagosurve në ngjarjen e së dielës.

Trending