Trendy

Vriten 27 palestinez përderisa po prisnin për ndihma në Gaza

Para 5 muaj

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që drejtohet nga Hamasi, ka thënë se të paktën 27 njerëz u vranë dhe 90 të tjerë u lënduan përderisa po prisnin për të marrë ndihma në jug të enklavës të martën në mëngjes.

Në një njoftim, kjo ministri tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike, raporton televizioni BBC.

Raportimet për viktima në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Rafah vijnë pas raportimeve të tjera të kontestuara për një incident të ngjashëm të dielën.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza tha se të paktën 31 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Për këto viktima u fajësua “zjarri izraelit”, duke vënë në shënjestër civilë në Rafah.

Ushtria izraelite tha se, sipas të gjeturave të saj nga një hetim fillestar, forcat e saj nuk kishin shtënë drejt njerëzve kur ata ishin afër ose brenda qendrës së ndihmave.

Trending