Bota

Vriten edhe 112 palestinezë, Trump: Po ndodhin shumë gjëra të këqija, do të diskutojë me Netanyahun

April 4, 2025, 12:04

Izraeli vrau të paktën 112 palestinezë të enjten në Gaza, duke e bërë ditën më vdekjeprurëse që nga rifillimi i ofensivës më 18 mars.

Gjithashtu, forcat izraelite kryen sulme ndaj tre shkollave në Gaza, ku u vranë të paktën 33 persona, përfshirë 18 fëmijë.

Palestinezët e zhvendosur kishin përdorur shkollat si strehimore, ndërsa ushtria izraelite lëshoi një urdhër për banorët e disa lagjeve në qytetin e Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të vizitojë së shpejti Shtetet e Bashkuara për të diskutuar situatën e rëndë në Gaza, konfirmoi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një udhëtimi me aeroplanin Air Force One.

“Fola me të sot dhe mendoj se do të vijë në vendin tonë në një të ardhme të afërt, ndoshta që javën e ardhshme”, tha para gazetarëve Trump.

Ai theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për problemin në Gaza, duke e cilësuar atë si një çështje shumë të rëndësishme.

“Shumë njerëz po vdesin në Gaza. Po ndodhin shumë gjëra të këqija. Do të shohim çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë”, tha lideri amerikan.

Ndryshe, Trump dhe Netanyahu pritet të diskutojnë mbi përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
IMG_2611
Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
IMG_2608
SHBA-ja do t’i tërheqë rreth 600 trupa nga Siria