Trendy

Vuçiç i quajti protestuesit ‘terroristë’, ODIHR kërkon kufizim të forcës

Para 4 muaj

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) u bëri sot thirrje autoriteteve serbe që të garantojnë të drejtën për tubime paqësore dhe të mos përdorin forcë të pajustifikuar apo të tepruar ndaj qytetarëve.

“Serbia ka detyrimin të lehtësojë tubimet paqësore pa përdorim të pajustifikuar ose të tepruar të forcës policore dhe të parandalojë dhunën – në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”, shkroi ODIHR në një reagim në rrjetin social X.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se rruga për të ulur tensionet aktuale kalon përmes “promovimit të dialogut dhe llogaridhënies”.

ODIHR ka qenë një nga institucionet që ka monitoruar prej vitesh proceset zgjedhore dhe respektimin e lirive demokratike në Serbi, duke i bërë thirrje autoriteteve të respektojnë standardet ndërkombëtare për të drejtat e qytetarëve.

Serbia po përjeton protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë dhe korrupsionit që është i përhapur në vend për muaj të tërë. Edhe netët e fundit protestat u zgjeruan në Beograd dhe qytete të tjera, në përleshje të dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’. Në konferencën e së dielës ai deklaroi “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”.

Trending