Avokati dhe analisti i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një figurë të dështuar politike dhe të rrezikuar nga rrëzimi. Në një koment të gjatë, Ngjela thekson se Vuçiq jeton me iluzione për Kosovën dhe se askush më në Perëndim nuk i beson kërcënimeve të tij.
Sipas Ngjelës, shqiptarët sot janë në ofensivë historike për rikthimin e territoreve të tyre, ndërsa Serbia – një fuqi pushtuese që ka ardhur vonë në Gadishullin Ilirik – po përballet me krizë të brendshme dhe protesta të fuqishme që paralajmërojnë fundin e epokës së Vuçiqit.
Ngjela vlerëson se Kosova është tashmë e garantuar ndërkombëtarisht dhe e paprekshme për çdo tentativë serbe, pasi NATO dhe SHBA kanë vënë vijën e kuqe. Ai e përmbyll opinionin me një mesazh optimist: shqiptarët po ecin drejt bashkimit dhe rikthimit të dinjitetit historik.
SHKRIMI I PLOTË:
Aleksandër Vuçiç që bërtiste për çlirimin e Kosovës, tani është në prag të rrëzimit të tij.
Kjo ka qenë historia e antishqiptarizmit në shekuj; dhe kështu kanë përfunduar të gjithë këta.
Vuçiç një president i paaftë ende nuk e ka kuptuar dot se cila është Shqipëria dhe Kosova dhe çfarë përfaqësojnë shqiprarët në historinë e tyre 4000 vjeçare në Gadishullin Ilirik.
Pse nuk e di Vuçuç se kur ata si sllavë kanë ardhur si hordhi në Gadishullin tonë në Shekullin e V, shqiqtarët kishin qenë populli më i vjetër i Evropës që në kohen e Perandorisë Romake?
Shqiptarët kanë një histori e cila i ka shqetësuar sllavët pushtues në shekuj. Dhe pikërisht këtu është edhe sot trazira e tyte historike, sepse janë pushtues të territorit të Arbërisë.
Se historia kështu eci kundër Arbërisë; por koha moderne tani është me shqiptarët dhe kundër pushtuesve sllavë të territoreve Shqiptare. Pse nuk e di Vuçiç që ata kanë ardhur në Gadishullin tonë në shekullin e VII të erës sonë.
Dhe këta kanë qenë dëmprurësit më të mëdhenj të popullit shqiptar; por tani ne shqiptarët jemi në ofensivën e rimarrjes së të gjitha territoreve tona arbërore që janë territoret e banuara sot nga shqiptarët autoktonë të Gadishullit Ilirik.
Dhe Vuçiç prandaj gënjen dhe sheh ëndrra me sy hapur për Kosovën.
Gënjen gjatë gjithë ditës Vuçiç; por askush nuk e beson në Evropë dhe në Amerikë.
Pse, e ka harruar Vuçiç që për çëirimin e Kosovës NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar Beogradin; bombardim ky që bashkë me UÇK-në e famshme të shqiptarisë së re, çliroi Kosovën nga pushtimi sllav?
Po çfarë po kërkon sot Vuçiç?
Ai është një i çmendur se mendon që duke përsëritur kërcënimet e tij foshnjarake do të largojë studentët dhe punëtorët e Serbisë nga protestat masive që kanë rinisur kërkesën për rrëzimin e tij.
Dhe për Aleksandër Vuçiç, shenjat janë që ai do të rrëzohet.
Por ne shqiptarët as që pyesim fare per këta të ardhur ne Evropë nga stepat në shekujt e parë të kohës sonë; kur ne shqiptarët ishim zotër të Gadushullit Ilirik që në kohën e Perandorisë Romake.
Ky ka qenë në fakt superioriteti ynë historik me fqinjët tanë që shohin ëndrra e janë lodhur kot kundër shqiptarisë.
Edhe sot kështu po vërtiten kot së koto e fare kot. Dhe koha jonë do ta sjellë sërish shqiptarinë tërësisht në kohën e saj.
Janë dy shtete shqiptare sot në Ballkan; dhe koha do të shkojë edhe më tepër në favorin e shqiptarisë që tani ajo ka rilindur dhe po kërkon me sukses historik vetveten historike.
Askush nuk e prek dot Kosovën, sepse luftën e Natos e kanë në prag. Por ata po bërtasin jo për të ne trembur ne shqiptarët, por për të mposhtur protestat e nëdha kundër Aleksandër Vuçiçit në Beograd
Por duhet ta kenë të qartë që Kosovës dhe Shqipërisë ata nuk i prekin dot as një qime floku.
Se kjo ëshrë tani historia e shqiptarisë që ka riardhur në histori me dy shtete shqiptarësh në Gadishullin Ilirik dhe do të vijojë drejt historisë reale të Arbërisë së bashkuar.
Prisni dhe shikoni…










