Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Ambasada Serbe në Iran u dëmtua gjatë sulmit në Teheran dhe se stafi i ambasadës po tërhiqej në Baku, Azerbajxhan.
“Shrapnelet (copëza metali të predhave), dëmtuan ambasadën tonë”.
“Është e rëndësishme të thuhet se stafi ynë po tërhiqet drejt Bakusë, dokumentacioni (ambasadat) është shkatërruar dhe është djegur plotësisht…”, tha Vuçiç në një deklaratë për TV Prva.










