Në një kohë kur Kosova po çrrënjos edhe celulat e fundit të ndikimit institucional të Beogradit në veri, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka lëshuar një paralajmërim të koduar që sinjalizon pritjen e një kthemi të madh gjeopolitik.
Duke folur nga Kina, Vuçiq deklaroi se “serbët në Kosovë i presin shumë vështirësi”.
“Por është diçka që duhet ta mbajmë si barrë mbi shpinë dhe të presim një moment të favorshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare kur Marrëveshja e Brukselit të mund të përmbushet dhe Karta e Kombeve të Bashkuara të mund të respektohet”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.
Vuçiq akuzoi Perëndimin për, siç tha ai, “nxitje tensionesh dhe përndjekje të popullit serb”, ndërsa pretendoi se bashkësia ndërkombëtare po mban standarde të dyfishta ndaj Serbisë dhe Kosovës.










