Lajme

Wizzair shkurton numrin e fluturimeve në Ballkan, Shkupi humbësi më i madh

March 19, 2024, 10:03

Kompania e fluturimeve Wizz Air me çmime të ulta ka zvogëluar për gati 22 për qind fluturimet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Motorët e aeroplanëve të Wizz Air që janë prodhim i kompanisë Rtx – Pratt & Whitney Gtf po kontrollohen nga autoritetet e sigurisë së aviacionit, pasi janë vënë re disa çarje mikroskopike të shkaktuara nga një gjendje e rrallë në metalin pluhur që përdoret për të prodhuar disqe turbinash me presion të lartë të motorëve. Në një shënim kompania informon se 600-700 prej këtyre motorëve, nga rreth 3 mijë në qarkullim, do të duhet të inspektohen midis viteve 2023-2026 për t’u siguruar që gjithçka është në rregull.

Andaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kjo kompani ka ulur numrin e fluturimeve për 22.3 % gjatë periudhës së sezonit të verës, që fillon më 31 mars dhe zgjat deri më 26 tetor.

Shkupi, si baza më e madhe e Wizz Air në rajon, do të pësojë një rënie të kapacitetit të përgjithshëm për 25.3 për qind këtë verë në krahasim me planin fillestar. Reduktimet e Wizz Air kanë bërë që tregu vendor të humbasë pozicionin e tij si tregu i dytë me rritje më të shpejtë në Evropë këtë vit. Shkurtime do të ketë edhe në Ohër, që do të humbasë 48.3 për qind të kapacitetit të Wizz Air, raporton Ex-Yu Aviation News. (INA)

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler