Trendy

Xhambaski kundër Vuçiçit: Lufton që Maqedonia të mos bëhet pjesë e BE-së

Para 1 javë

Ish-eurodeputeti bullgar dhe një nga bashkëkryetarët e partisë VMRO-BND, Angel Xhambaski, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me rrugën evropiane të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Shumadiani i pacipë me shajkaçë po lufton që Serbia, RMV-ja dhe Bosnja dhe Hercegovina të mos bëhen kurrë pjesë e Bashkimit Evropian. Me porosi të ‘shtukës’”, ka shkruar Xhambaski në postimin e tij.

Reagimi i Xhambaskit vjen pasi Vuçiç deklaroi se beteja e tij politike për integrimin evropian nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, por edhe me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në të njëjtën kohë, presidenti serb nuk e përjashtoi mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian së bashku me Ukrainën, përmes një procedure të përshpejtuar.

Trending