Trendy
Screenshot

Xhamia e fshatit Gajre, dy umre shpërblim për xhematin e rregullt

Para 2 orë

Xhamia e Fshatit Gajre gjatë muajit të Ramazanit do të shpërblejë 2 persona nga xhemati i saj me umre. Imami i xhamisë përmes një postimi sqaron se dhurimi do të behet përmes hedhjes së shortit, ku dy nga pjesmarrësit do të shpërblehen, shkruan tetova1

” Është hera e parë që xhamia jonë organizon një gjë të tillë. Terheqja do të bëhet në njërën nga netet e muajit të Ramazanit, por nata mbetet sekrete”- deklaroi imami.

Ai bëri thirrje për prezencë në faljen e namazit të Teravisë, pasi në këtë mënyrë secili besimtarë bëhet fitues potencial i këtij shpërblimi./tetova1.mk

 

VIDEO

Trending